Batatina zbulon arsyen e vazhdimit të bashkëpunimit me Mentor Zhdrellën

Klubi i Llapit mbrëmjen e së martës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se kanë arritur ta vazhdojnë bashkëpunimin me mesfushorin e mirënjohur kosovar, Mentor Zhdrella.

Zhdrella para 7 javëve ishte larguar nga llapjanët, duke mos arritur të paraqitet në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku skuadra nga Podujeva debutoi në Evropë, dhe u eliminua qysh në rrethin e parë nga Shkupi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Lidhur me transferimin e katër herë futbollistit më të mirë në vendin tonë, Gazeta inFokus, ka biseduar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, për të mësuar arsyen e rikthimit të Zhdrellës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Tekniku llapjan ka thënë se pas rikuperimit nga lëndimi dhe pas konsultave me presidentin, Beqir Batatina, kanë vazhduar kontratën me mesfushorin nga Podujeva.

“Pas rikuperimit nga lëndimi dhe pas konsultave me presidentin, Beqir Batatina, ne vendosem të vazhdojmë bashkëpunimin me Zhdrellën. Ne i dimë vlerat e Mentorit dhe kapiteni nuk deshti të largohet nga klubi i zemrës dhe i qyteti i vendlindjes”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Mentor Zhdrella ka nënshkruar kontratë me Llapin edhe për një sezon tjetër. Ai për katër vite sa luajti në fanellën e ekipit nga Podujeva bëri 100 paraqitje dhe realizoi 20 gola e 30 asistime.

Zvicrës i largohet trajneri Petkovic, ai merr drejtimin e klubit të madh francez

Dy asiste në Champions, futbollisti i Kombëtares shkëlqen sërish (VIDEO)