Batatina vjen me deklaratë të fortë

Llapi arriti fitore në fushën e saj duke e mundur Vushtrrinë me shifrat 3:0.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina e vlerësoi lart këtë ndeshje. “Ka qenë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë duke e ditur se po ballafaqohemi me një skuadër që ndodhet poshtë në tabelë. Motivi ka qenë i madh të lojtarët që Llapi t’u rikthehet fitoreve. Ne ende mendojmë se kemi gjasa për titullin e kampionit. Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të hyjmë në kalkulime”, deklaroi Batatina për ‘Supersport Kosovën’. /Olle