Batatina: Vetëm Llapi po lufton, Ballkani do të vijë të luajë me kampionin moral

Trajneri Tahir Batatina ka thënë se Llapi është kampion moral, por do të luftojë deri në fund për ta ngritur lartë edhe trofeun.

Llapi të dielën në “Zahir Pajaziti” fitoi 1:0 ndaj Malishevës me golin e Ahmed Januzit.

“Pavarësisht se a del apo nuk del kampion Llapi, sivjet kemi qenë vetëm ne që kemi luftuar, ka qenë vetëm një Llap që e ka bërë këtë. Nuk është mirë të vazhdojë futbolli kështu. Të gjitha tetë skuadrat të bëhen bashkë e të marrin nga një lojtar nuk mund ta mposhtin Llapin. Në futboll më i miri duhet ta fitojë kampionatin. Djemtë bënë maksimumin dhe kanë dhënë gjithçka që prej xhiros së 27-të. Po luftojmë me pesë skuadra. Kemi shfaqur luftë në fushë, shënuam supergol me Januzin. A ishte apo nuk ishte gol i Hysenit, VAR-i e cakton më mirë. Nuk dua të merrem me atë pjesë. Do të luftojmë deri në fund dhe me sinqeritet. Skuadrave të mos u humbet mundi. Shpresoj që Llap e Gollak t’i bëj krenar. Llapi do t’i ketë dy superpërforcime për garat evropiane. Për sezonin tjetër do të jemi shumë të fortë. Në Kosovë, vetëm një stadium është plot me ‘Legjenda’. Llapi gjithmonë ka dhënë për futbollin, ka dhënë legjenda të futbollit. Ballkani do të vijë te ne të luajë me kampionin moral, nuk do të luajë lojë miqësore, por do të luajë lojë të fortë. Nga lojtarët do të kërkoj pesë gola, ashtu siç kemi bërë më herët ndaj Ballkanit. Më pak se pesë gola nuk e llogariti fitore”, deklaroi Tahir Batatina pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Llapi në xhiron e parafundit të Superligës për këtë edicion e pret Ballkani në “Zahir Pajaziti”.

Akuza nga Fushë Kosova: Arsim Kabashi dhe kryesia e Ballkanit sulmuan lojtarët dhe trajnerin tonë

Gjilani merr epërsinë ndaj Niklit, ndeshja ndaj Dritës mund të vendos fatin e kuqebardhëve