Batatina tregon se sa fiton Llapi nga transferimi i Salihit te Lokomotiva e Zagrebit

Mbrojtësi i talentuar i skuadrës së Llapit, Hajdin Salihu, gjatë ditës së hënë është transferuar përfundimisht te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Salihu ishte i huazuar për 1 vit te ekipi kroat, kurse tani edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Lokomotivës së Zagrebit.

Lidhur me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, për të kuptuar shumën e transferimit të 19-të vjeçarit në Zagreb.

Batatina ka thënë se Salihu është transferuar te Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë, por klubi i Llapit e zotëron kartonin e tij prej 25%.

“Ashtu siç kam bërë me Mirlind Dakun e Festim Alidemen, ashtu kemi vepruar edhe te rasti i Hajdin Salihut. Nuk kam dashur të ia mbylli dyert as Hajdinit dhe e kam liruar si lojtar të lirë, por klubi i Llapit zotëron 25% të kartonit të tij. Unë dua ti promovoj talentët dhe jo ti pengoj. Unë e kam aktivizuar si 17 vjeçar në Superligë dhe tani jam shumë i lumtur si trajner për transferimin e Hajdinit në Zagreb”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Hajdin Salihu ishte pjesë e Llapit nga edicioni 2018/19 dhe kishte kontratë valide deri më 2022.

Ballkani arrinë në tokën turke, nesër luajbë miqësore me skuadrën nga Superliga e Turqisë

Pritet të rritet numri i shqiptarëve te Konyaspori, mesfushori i Kombëtares afër transferimit tek kjo skuadër