Kryetrajneri i Llapit, Tahir Bataina sonte është i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në Dukagjin, derisa tregoj se kur do të kthehen në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Ai tha se në “Zahir Pajaziti” do të kthehen në fazën e tretë, derisa theksoi se stadiumi në merdare do të rinovohet dhe pritet të jetë një fushë ndihmëse për ekipin llapjan në të ardhmen.
“Stadiumi është gati, por meqenëse këtë fazë kemi edhe tre ndeshje si vendas, kompania e cila është marrë me fushën na ka këshilluar të mos-luajmë këto tri ndeshje me vetë-faktin që kërkojnë ende siguri në stadium”.
“Ne deri në pranverë nuk planifikojmë të kthehemi në stadiumi tonin, edhe këto tri ndeshje do t’i zhvillojmë në merdare, me shumë unë dhe ekipi po gëzohemi kur po luajmë si mysafir se si vendas”.
“Meqenëse janë edhe këto tri ndeshje do të mundohemi të nxjerrim maksimumin e pikëve, ndërsa në pranverë do të kthehemi në “Zahir Pajaziti”, kurse stadiumi në Merdare do të rinovohet dhe do të jetë një stadium ndihmës për ekipin tonë në të ardhmen”, tha Batatina.