Batatina tregon momentin kryesor të ndeshjes, dhe si i pranuan dy gola nga Prishtina

Llapi ka arritur fitore të madhe kundër Prishtinës në “Fadil Vokrr” në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3. Ahmed Januzi realizoi dy gola dhe një gol e shënoi Kushtrim Shabani.

Golat për Prishtinën i shënuan Albin Prapashtica dhe në fund të ndeshjes Mërgim Pefqeli.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Realizuam gol në momentet më të mirat në minutat e parë dhe ai gol ishte i qetësisë. Pastaj ishim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Është moskujdesi se si i pranuam dy gola në atë mënyrë të lehtë, kjo do të thotë qe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjet e radhës. E dimi që Prishtina ka luajtur një ndeshje të fortë kundër Ballkanit, kurse unë i kam ruajtur lojtarët dhe e kemi pasur freskinë në skuadër. Prishtina ka pasur mundësi ta barazonte rezultatin në fund të ndeshjes, por me rendësi është që ia arritëm objektivit në këtë ndeshje”, tha Batatina për ‘Art Sport’.

/Gazeta Olle/