Batatina: Sot kemi qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi qenë të kujdesshëm

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe të katërtën rresht.

Skuadra e Batatinës ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0 Malishevën në udhëtim, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili iu gëzua faktit që nuk ka pësuar gol në katë ndeshjet e fundit në kampionat.

“E kemi ditur që do të jetë vështirë të luhet futboll në këtë terren. Nuk i plotëson kushtet ky terren. Kam folur me lojtarët që të mos lëndohemi, duke e ditur se jemi afër Evropës.

Kur kemi kaluar në finale të Kupës kam folur me lojtarët se duhet të luajmë taktikisht, të mos bëjmë gabimin siç e kemi bërë vitin e kaluar. Sot kemi qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi qenë të kujdesshëm”, është shprehur Batatina.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Arbëria e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Vushtrrisë të cilën e humbi 5-0

FFK njofton se ka larguar nga puna ish-sekretarin gjeneral Eroll Salihun