Batatina – Selimit: Lej llafet, luaj në fushë

Nuk ka vonuar shumë dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reguar ndaj deklaratave të trajnerit të Gjilanit, Musa Selimi, i cili ditë më parë tha se disa skuadra po tentojnë të arrijnë te suksesi në mënyra tjera.  “Deklerata e trajnerit të Gjilanit është e pa bazë dhe jo profesionale. Për të akuzuar ndonjë skuadër duhet të kesh bazë ligjore jo biseda të kafeve, e sidomos për Llapin dhe Lirin që për mendimin tim janë dy klubet me të organizura në Ligën e Parë”, tha fillimisht Batatina.

Batatina i thotë Selimit se për titull kampioni do të vendos fusha, e jo deklaratat. Sipas tij Llapi do të jetë ai që do të gëzohet në fund. “Sa i përket kampionit të Ligës së Parë do të flas fusha e gjelbertë jo dekleratat, sikur stinorin e kaluar që kanë deklaruar se do të bëhemi kampion (Gjilani) por nuk ishte ashtu në realitet, sepse kampion doli Llapi”, pohoi Batatina.

“Ne trajnerët duhet të bëjmë punë profesionale, kjo është detyra jonë”, deklaroi në fund trajneri i Llapit, Tahir Batatina.