Batatina përfundon në disiplinor, kjo është arsyeja

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 15.11.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të Albi Mall Superligës në futboll për edicionin 2022/2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori vendim për inicim disiplinor ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për arsye se Batatina pas humbjes nga Gjilani akuzoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Visar Kastratin.

Vendimi i plotë nga Komisioni Garave:

Inicim disiplinor:

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes  Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin  kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv.

/Gazeta Olle/ 

Interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjitha biletat për miqësoren Shqipëri – Itali

Kosova e mban seancën stërvitore para miqësores me Armeninë