Batatina për lirimin e biletave: Po iu tregojmë klubeve tjera si mbushet stadiumi, le te marrin si mësim, nuk është marre!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thekson se lirimi i biletave për ndeshjen kthyese ndaj Buducnostit është bërë për arsye që të mbushet “Fadil Vokrri”.

Batatina potencoi se ai dëshiron ta bëjë një organizim të mirë dhe të lirojë biletat, pasi me çmime të larta nuk mbushen stadiumet në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai poashtu tha se nga ky organizim do të mësojnë edhe klubet tjera kosovare.

“Llapi ka dashtë me bo një organizim të përgjithshëm me iu tregu klubeve qysh mushet tribuna, qysh mushet stadiumi “Fadil Vokrri” edhe e marin si mësin Drita e klubet tjera, me mësu nuk është marre”, tha Tahir Batatina në emisionin Ekipi A.

Ai poashtu falënderoi klubet që i ndihmuan në blerjet e biletave dhe tifozët e tyre.

Vjen reagimi nga “Xhebrailat” pas ngjarjeve të fundit mes klubit dhe Kushtrim Gashit

“Godet” Malisheva, transferon tre futbollistë