Batatina pas triumfit në Superkupë: Duam daljen në Evropë, do ta ndjekim edhe titullin

Llapi ka fituar Superkupës së Kosovës, duke u mposhtur Prishtinën me rezultat 3-1 në vazhdime.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina arriti që të mposht kampionin e Kosovës me rikthim pas plotë 120 minutave.

Pas këtij trofeu, Batatina tani synon titullin kampion, që është trofe që ende Llapi nuk e ka fituar dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri në një prononcim për lajmi.net.

“Organizimi i skuadrës mjafton që të tregojë se ne do luftojmë për daljen në Evropë, do luftojmë për pozitat e para, asnjëherë nuk dihet kush do bëhet kampion, që është trofeu i vetëm që s’ka ardhur në Podujevë dhe ai është titulli i kampionit”.

“Prioritet është të dalim në Evropë, por assesi nuk do tërhiqemi nga objektivi që të bëhemi kampion. Llapi është një skuadër solide, që është e komponuar mirë me djem të mirë, organizuar. Prurjet e reja, rikthimi i Alidemës dhe Maliqit janë të qëlluara dhe mendoj që lojtarët e kanë bërë ekipin më konkurrentë në kampionat”.

Tutje, Batatina theksoi se Llapi është ndër skuadrat më financat më të mira, që është një ndër arsyet pse kanë fituar këto dy trofe.

Ne do ta bëjmë më të mirën që të luftojmë për trofe, për titull, por qëllimi ynë është të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të mos ngutemi, kampionati është i gjatë jemi skuadër solide, stabile, skuadër e cila ka organizim të mirë përveç financave që besoj që janë më të mirat në Superligën e Kosovës, pra më korrekt dhe kjo ka bërë që Llapi të rikthejë trofetë në Podujevë”.

Trajneri i Llapit gjithashtu foli edhe për rivalët, ku pohoi se i sheh Dritën, Ballkani, Prishtinën dhe Gjilanin si kandidatë.

“Nuk do jetë e lehtë, e dimë që kemi skuadrat si Drita, Ballkani, Prishtina, Gjilani janë pretendentë kryesorë, bashkërisht Llapi. Kjo tregon që nuk dihet kush do bëhet kampion me vetë faktin se janë skuadra të fuqishme dhe mendoj që nuk do këtë shumë diferencë mes katër skuadrave të para”, nënvizoi Batatina për lajmi.net.

Ndërkohë, Superliga e Kosovës në edicionin 2021/22 nis këtë vikend.

Përforcimi i fundit i Prishtinës ka arritur në kryeqytet, ai ishte i pranishëm në stadiumin në ndeshjen e Superkupës

U rikthye dhe fitoi menjëherë Superkupën, Festim Alidema: Besoj që me Batatinën do të kemi suksese të mëtutjeshme