Batatina pas fitores së thellë ndaj Ulpianës: Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Batatinës e ka shkatërruar Ulpianën në udhëtim, me rezultat 0-6, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ulpianës.

‘Emocionet janë të mëdha fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të dhe do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë janë angazhuar maksimalisht. Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës’, deklaroi, Batatina.

Me këtë fitore Llapi tashmë ngritet në kuotën e 12 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Ulpiana mbetet e fundit në tabelë me shtatë sosh.

/Gazeta Olle/

Agim Ademi e konfirmon sulmin dhe zbulon se nga kush u sulmua

Nuhiu: Kishim nevojë për fitore, i përgëzoj lojtarët për paraqitjen e mirë