Batatina pas barazimit: Gjilani sot më bindi që nuk është për kampion

Llapi pasi ndali Prishtinën tashmë ka ndal edhe një skuadër që po lufton për titull kampioni.

Sot, llapjanët luajtën baras 2:2 në udhëtim te Gjilani, ndeshje kjo që fare lehtë ka mundur të fitohet, pasi kishin epërsinë deri në minutën e 90-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri Batatina e ka “thumbuar” Gjilanin, duke thënë se ka skuadër të mirë, por jo për titull.

“Çfarë është me rëndësi është se shumë skuadra kanë diskutuar për Llapin. Por, edhe njëherë tregojmë se Llapi është lideri i Superligës në këtë aspekt. Duke e parë që Gjilani ka një ekip të mirë, kemi qenë të vëmendshëm që nga minuta e parë. Kemi realizuar golin shumë herët dhe kemi mundur që në pjesën e parë ta perfundojmë ndeshjen”, u shpreh fillimisht Batatina për “SS Kosova”.

“Nese e shohim taktikisht, në të gjitha akspektet e kemi ‘dermuar’ Gjilanin dhe i kemi treguar qe ne e meritojme me qenë në pozitat e para tabelare. Sot me gëzon fakti që futbollistët luajten të motivuar kundër një Gjlanit të cilin sot me bindi që nuk është për kampion, dhe në një far forme vet e humbëm ndeshjen”, tregoi trajneri llapjan.

Në kuadër të xhiros së 28-të, Llapi do të ketë punë me një tjetër skuadër nga Gjilani, teksa do të përballet me Dritën në “Zahir Pajaziti.