Batatina paralajmëron Dritën para finales së Kupës së Kosovës

Tahir Batatina ka thënë se Llapi është në formën e duhur para finales së Kupës së Kososovës, aty ku takohet me Dritën.

Skuadra nga Podujeva do të takohet me atë të Gjilani të enjten (nesër) nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Batatina bëri të ditur se ata do të japin maksimumin për të fituar trofeun, pasi aty janë me shumë meritë.

“Grupi është në formën e duhur, kemi kontingjent cilësor, që kanë bart barrën kryesore”, ka thënë fillimisht strategu i Llapit.

“Gjithë skuadra do të jetë e gatshme të japë maksimumin. Jemi të bashkuar. Grupi ka arritur të vjen në finale”.

“Ka ardhur këtu duke u përballur me skuadrat më të forta. Është një motiv më i madh për mua. Me plot meritë jemi në finale”, ka shtuar më tej Batatina. /Telegrafi/

Kërkesa të larta nga tifozët e dy skuadrave për tu paisur me një biletë në finale

Trajneri dhe kapiteni i Dritës deklarohen për finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit