Batatina: Nuk mendoj për hakmarrje, thjeshtë dua rezultat pozitivë ndaj Malishevës

Skuadra e Llapit të shtunën do të takohet me Malishevën, në kuadër të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballafaqimi mes malishevasve dhe llapjanëve zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Duelin e parë të luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e kishte fituar Malisheva me rezultat befasues 3-0.

Pavarësisht kësaj humbje të hidhur, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina thotë se në futboll nuk ka hakmarrje, por do të shkojnë në Malishevë për rezultat pozitiv.

Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, sepse Malisheva po tregon ndeshje të mira, por ne duhet të bëjmë punën tonë të angazhohemi dhe ta presim rezultatin pas ndeshjes. Jo në futboll nuk ka hakmarrje, por duhet të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv’, tha Tahir Batatina për Gazetën inFokus.

Para këtij takimi Llapi renditet i gjashti me 15 pikë, kurse Malisheva e teta me 12 sosh.

Çfarë fati i keq për Dembelen, pëson lëndimin e 13-të si futbollistë i Barcelonës

Myrto Uzuni realizon gol spektakolar në Ligën e Evropës ndaj Celticut (Video)