Batatina: Ndaj Dritës me pak fat mund të rrëmbenim tre pikë, me Feronikelin futemi në ndeshje për të fituar

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe futbollisti Dardan Jashari janë paraqitur sot në konferencë për media një ditë para ndeshjes së 21-të kampionale, ku Llapi do ta zhvillojë ndaj Feronikelit në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.

Batatina tha se skuadra e tij është e vetëdishje që ndeshja duhet të fitohet, dhe se janë përgatitur mirë për duelin e ditës së nesërme.

“Ne kemi një ndeshje me rëndësi para vetes dhe nuk ka rëndësi se me kë përballemi. Ne si skuadër jemi të vetëdijshëm që ndeshja duhet të fitohet. Ndeshja fitohet vetëm në fushë dhe ne si skuadër kemi marrur të gjitha masat që pas ndeshjes së kaluar që kishim me Dritën të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e nesërme me Feronikelin që të paraqitemi sa më mirë ndaj tyre”, deklaroi fillimisht Batatina.

Tekniku llapjan, Tahir Batatina u pyet edhe për ndeshjen e kaluar ndaj Dritës ku skuadra e Llapit arriti të kthehet nga Gjilani me një pikë.

“Ndeshja e kaluar ndaj Dritës ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për skuadrën time. Drita ka një skuadër të mirë dhe ne treguam se jemi skuadër që mund të ‘luftojmë’ për kreun e tabelës dhe me pak fat mund të rrëmbenim tre pikë por nga disa pakujdesi tona u ndëshkuam dhe mendoj se edhe një pikë në udhëtim tek Drita nuk është rezultat i keq”

Më pas ai foli edhe për pritshmëritë e tij për ndeshjen e nesërme ku deklaroi:

“Ne duhet të futemi në ndeshje për ta fituar ndeshjen. Llapi brenda vetes ka dy skuadra dhe kjo na gëzon gjatë rrugëtimit tonë. Secili lojtar që futet nesër në ndeshje duhet ta jap maksimumin. Gjithë futbollistët që futen nesër në ndeshje janë futbollistë që meritojnë të luajnë në çdo ndeshje por është e kuptueshme se vetëm 11 lojtarë luajnë në fushë. Nesër pritet të debutoj nga minuta e parë edhe sulmuesi i ardhur, Latif Amadu.

/Gazeta Olle/

Hyrja gratis në “Liman Gegaj”, ish-presidenti i Malishevës paguan të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Dritës

Me golin e shënuar ndaj Liverpoolit, Rashica futet në histori të Premier Leagues