Në klubin Llapi nuk kanë pritur mirë barazimin ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Llapi ishte në epërsi me golin e Leotrim Bekteshit, por në pjesën e dytë klinasit arritën të barazonin me Ardin Dallkun, shkruan Gazeta OLLE.
Një skandal ka ndodhur pas ndeshjes, ku trajneri Batatina është fjalosur me presidentin e Dukagjinit, Fabian Veselin.
Sipas trajnerit llapjan, klubi i Dukagjinit është duke e prishur komplet Superligën e Kosovës.