Batatina: Llapi së shpejti në pozitën e katërt, nëse do të isha trajner i Kosovës nuk do të humbisja asnjë ndeshje në “Fadil Vokrri”

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Batatinës ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-1 në kryeqytet, pas një përmbysje të madhe të rezultatit në minutat shtesë, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Tahir Batatina është deklaruar për media ku ka thënë se kjo fitore i dedikohet kapitenit të klubit, i cili ka një vazjë.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për këtë fitore, lojtarët të gjithë luajtën mirë”.

“Këtë ndeshje kisha strategjinë e njëjtë me Prishtinën sikurse në takimin në finale të Super Kupës. Veliu e Selmani bën një punë të mirë, njësoj sikurse Alidema”.

“Besoj që deri te java e ardhshme do të jemi në pozitën e katërt në Superligë”.

“Nëse kisha qenë trajner i kombëtares, nuk do të humbisja asnjë ndeshje në Fadil Vokrri, vetë emri është një motiv shtesë. Fadili ka ardhë nga Llapi dhe ka bërë maksimumin”, tha ai për Art Sport.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë nëntë takimet e Ligës së Parë me këto rezultate

Dallku: Jam i kënaqur edhe me paraqitjen por edhe me rezultatin, kjo fitore do të jetë pikë kthese për Dukagjinin