Skuadra e Llapit ka nisur fazën përgatitore për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.Llapi ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton verore duke përforcuar ekipin me transferime të reja.
Trajneri, Tahir Batatina gjatë një prononcimi për ‘GazetaBlic Sport‘ është shprehur i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion dhe ka komentuar objektivat e skuadrës së tij për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Batatina tha se skuadra e tij nuk do ta ketë presionin për ta fituar titullin e kampionit, por deklaroi se Llapi do të synojë 4 pozitat e para dhe daljen në Evropë për sezonin tjetër.
“Çdo skuadër që nis kampionatin niset për të qenë kampion në fund, shumë skuadra synojnë këtë gjë. Llapi nuk e ka këtë presion, synojmë të përfundojmë në katër pozitat e para, me rëndësi për Llapin është që të jemi në garë për Evropë“, tha Batatina.