Batatina: Llapi ka treguar si luftohet për fanellë, për klub dhe tifozë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se lojtarët e tij janë më meritorët për fitoren e arritur ndaj Gjilanit. Por ai veçoi disa për paraqitje të madhe kundër Gjilanit të dielën.

“Paraqitje të shkëlqyer kanë bërë Ilir Krasniqi, Muhamet Hyseni dhe Elvir Gashijani, të cilët vazhduan me paraqitje të mirë edhe te Llapi pas paraqitjes së mirë me kombëtaren e Kosovës. Golat u shënuan nga dy super lojtarët, Valmir Veliut dhe tashmë bomberi i njohur Muhamet Hyseni, i cili pas golit të shënuar ndaj Zvicrës, radhën e pati edhe Gjilani. Por sot, paraqitje fantastike pati sulmuesi më i mirë i gjitha kohërave, Ahmed Januzi, të cilin e kam kthyer në kulmin e karrierës. Kjo fitore na jep besim të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka thënë Batatina për KOHËN të dielën.
Batatina e cilësoi të rëndësishme fitoren 2:0 të arritur ndaj Gjilanit në fushën me bari sintetik në Gjilan.

“Kemi luajtur lojë të mençur taktikisht duke shfaqur paraqitje të mirë për tri pikë. Ndoshta lojë jo e mirë për sy për shkak të ftohtit, por kemi zhvilluar lojë të mençur duke dhënë më të mirën në fushë. Llapi është një skuadër që çdo ditë po tregon pjekuri në ndeshje. Më meritorët janë djemtë, por mos të harrojmë sepse kryesia e klubit në krye me presidentin Beqir Batatina ka bërë një organizim të jashtëzakonshëm në skuadër. Serioziteti i kryesisë së bashku me stafin kanë bërë që këta lojtar të luftojë në fushë për fanellën e Llapit. Kanë treguar sesi luftohet për fanellë, për klub dhe tifozët ‘Legjendat’”, është shprehur Batatina.

Llapi i drejtuar nga Batatina ka fituar 28 pikë nga 15 ndeshje. Ballkani është lider me 35 ndeshje dhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Zyrtare: Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit luhet të martën në Lipjan

As Prizreni nuk e ndal hovin e Vëllaznimit