Kë përfunduar stinori vjeshtor dhe faza e dytë e kampionatit në Superligën e Kosovës në futboll.
Këtë sezon futbolli kosovar është pasuruar me disa gjyqtarë mjaftë të talentuar.
Njëri nga ta është gjyqtari gjilanas, Valbon Hoxha, i cili ka gjykuar disa ndeshje këtë sezon me plot sukses.
Së fundmi elozhe për gjyqtarin e ri ka thurur edhe krye trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Hoxha e ka gjykuar ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Llapit, dhe për këtë ndeshje Batatina është ndjerë shumë i kënaqur me ndarjen e drejtësisë.
‘Një trajner pas lojës është ajo euforia, por ku e kam parë pastaj ndeshjen ndaj Prishtinës, gjyqtari kryesor, Valbon Hoxha, ka qenë i jashtëzakonshëm, tash dua ta lavdëroj. Mendoj që gjyqtarët e rinj në fushë duhen të përkrahen”.
“Gjyqtarin kryesor e kanë vu në vështirësi VAR-i shumë herë gjatë lojës. Pra për mendimin tim ka qenë shumë korrekt gjatë lojës, unë kam mundur me reagu si trajneri, por e kam shikuar ndeshjen ka qenë shumë cilësor dhe një gjyqtar që mundet me qenë shumë lartë’, ka thënë Batatina të dielën në emisionin ‘Dueli Sportiv’.