Batatina: Kur i bëjë ndërrimet edhe Mourinhon ta shkatërroj si kundërshtar, Gjilanin e kemi dominu në çdo aspekt

Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Skuadra e Batatinës ka eleminuar Gjilanin në çerekfinale me rezultat 2-0, me dy golat që erdhën në fund të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se e kishin meriturar fitoren, pasi dominuan ndaj Gjilanit në çdo aspekt.

“Është një ndienjë e veçantë, kanë dalë shumë talenta nga ky stadium, gjithmonë ky stadium ka me sjellë spektakël. Mendoj që sot në çdo aspekt e kemi dominu Gjilanin. Me ndrrime e mposhta Gjilanin. Kur i bëjë ndërrimet edhe Mourinhon ta shkatërroj si kundërshtar. Pjesën e dytë e kam menaxhu lojën në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojë që kupa prapë do të vjen në “Zahir Pajazit”, prap do të vi te qyteti i legjendave në Llap”.

Batatina shtoi se nuk është dorëzuar as për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

“Nuk jam dorëzu as për titulin e kampionit, do ta bëjmë të pamundurën” – përfundoi Batatina.

/Gazeta Olle/

 

Policia konfirmon sulmin brenda zyrave të FFK-së

Agim Ademi mohon sulmin ndaj Artan Govorit: Tjetër e pavërtetë, inskenim dhe shantazh për imazhin tim dhe të FFK-së