Batatina konfirmon repartet ku do të përforcohet Llapi në ediconin e ri

Llapi ka arritur fitore të madhe si vendas ndaj Flamurtarit me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 30-të.

Ishte goli i Kastriot Selmanit në pjesën e dytë që vendosi fatin e ndeshjes, shkruan Gazeta OLLE.

Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur edhe për ediconin 2020/21.

Batatina tha se synon të sjell katër super-përforcime të nivelit më të lartë se futbollistët aktual në Superligë të Kosovës.

“Llapi do të vazhdon të jetë hijeshia e kampionatit”, tha fillimisht ai në SSK.

“Ne kemi kontrata me 80 për qindtë të lojtarëve dhe pres të sjell një super sulm, sepse kemi nevojë për një sulmus tipik te goli”.

“Gjithashtu, presim një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, pra në përgjithësi synojmë katër prurje të nivelit shumë të lartë me të cilët synojmë të luftojmë për Evropë”, përfundojë Batatina./ Gazeta OLLE