Batatina komenton shortin, thotë se kanë fat për një gjë

Llapi ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Conference League.

Skuadra kosovare do të përballet me Buducnost Podogorica.

Trajneri i skuadrës kosovare, Tahir Batatina ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ menjëherë pas shortit.

“Jemi shumë me fat në short. Do ta kalojmë Buducnostin dhe do të jemi senzacion në këtë edicion në Evropë. Kemi fat për më shumë që ndeshjen e parë e zhvillojmë në fushën mysafire”, tha Batatina.

Po zhvillohet faza e fundit e licencimit të grupit të dytë të gjyqtarëve për VAR

Liepaja kundërshtar: Ky është komenti i Zekrija Ramadanit