Batatina: Kam kërkuar nga djemtë që ta respektojnë Feronikelin

Llapi ka shënuar fitore në xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit triumfuan në “Zahir Pajaziti” ndaj Feronikelit, me rezultat 4-2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri Batatina tha se ka kërkuar nga futbollistët e tij që ta respektojnë skuadrën e Feronikelit.

“E kemi mar ndeshjen me seriozitet, kam dasht me respektu Feronikelin, djemtë duhet të vlerësohen lartë se po e mbajn skuadrën në Superligë. Në situtata të tjera nuk bëhet kjo, or në këtë situatë kam kërku që të jenë të kujdeshëm. S’na intereson ma shumë se me i mar 3 pikë” – tha Batatina.

Pas kësaj fitoreje, Llapi rënditet në pozitën e katërt me 36 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli zë pozitën e fundit me 11 sosh.

/Gazeta Olle/

Nuhiu i kënaqur me fitoren, flet edhe për takimin e radhës: Ne do ta analizojmë mirë Ballkanin, ata kanë ndoshta trajnerin më të mirë në trojet shqiptare

Gjasat e Kosovës për kualifikim nga Grupi C