Batatina: Ka përfunduar projekti final për stadiumin “Zahir Pajaziti”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka njoftuar se ka përfunduar projekti final për stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ky investim përfshin vendosjen e mbulojave të stadiumit, rritjen e kapacitetit të ulëseve, ndërtimin e tribunës Lindore dhe tribunës VIP.
Batatina ka theksuar se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me kryetarin e Komunës, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, kryesinë e klubit dhe Ministrin e MKRS, z. Hajrullah Çeku.
“Jam i lumtur që dita-ditës po krijohet një ambient i mrekullushëm për trevën e Llapit, futbollistët dhe gjithë tifozët llapjanë” ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë nga Tahir Batatina:

Kosova u18 nis grumbullimin e parë, ftohen 34 lojtarë nga klubet kosovare

Trepça debuton me ‘këmbën e majtë’ në FIBA Europe Cup, pëson humbje në Minatori