Batatina: Jemi rikthyer të rezultatet si Arsenali

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka folur për formën e Llapit që po kalon në këto xhirot e fundit.

Batatina ka thënë që skuadra e tij nuk dorëzohet kurrë, duke e krahasuar atë me Arsenalin, shkruan Gazeta Olle.

“Ne nuk dorëzohemi kurrë. Ne kundër Prishtinës për dy minuta e tetë sekonda i kemi shënuar dy gola. Pra ne jemi rikthyer të rezultatet si Arsenali”, tha Batatina.

Llapi në xhiron e fundit shënoi fitore në udhëtim te Feronikeli, me rezultat 0-2.

Bardhekaltrit kanë arritur të këndellen, dhe tashmë pas 12 javëve pozicionohen në vendin e gjashtë me 15 pikë.

/Gazeta Olle/

Bekim Isufi lavdëron kushtet në Lipjan, por edhe gjykimin nga gjyqtari i ri Valbon Hoxha

Predhë nga 30 metra, futbollisti i Kombëtares shënon gol të jashtëzakonshëm në Itali (VIDEO)