Batatina: Jam Arsene Wenger i Kosovës

Trajneri i Llapi, Tahir Batatina është duke qëndruar në Tiranë, ku është takuar me lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë.

Batatina, mes tjerash iu është kundërpërgjigjur disa kritikave duke thënë “Jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë’,

“Një takim sot në Tiranë me disa nga yjet dhe protagonistët e suksesit të Kombëtares Shqiptare, të cilët i urova për suksesin dhe arritjen që bënë krenar gjithë shqiptarët”, shkroi Batatina.

“Për disa që nuk e dinë se çfarë roli kam, po ua bëj me dije se jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa President i klubit është Beqir Batatina”.

“Klodian Duron e respektoj si lojtar por si trajner e din ai sepse jemi ballafaquar me të dhe se si kemi kaluar në ndeshje kur e ka kërkuar topin nga 10 minuta e se ka gjetur në fushë.

“Jam krenar me Kosovën dhe Shqipërinë por mos harroni se disa herë radhazi iu kam treguar se Lider lind dhe nuk bëhesh”. /Gazeta Olle/

Dalin në shitje biletat online për ndeshjen Ballkani – Astana

Klubi serb duhet të mendojë dy herë para thirrjeve anti-Kosovë