Batatina: Ja çfarë i mungoj Llapit në ndeshjen ndaj Dritës

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, përkundër këtij barazimi 1:1 me Dritën tha se ekipi i tij vazhdon të jetë në garë për të dy trofetë, duke folur edhe për mungesat që kishte në këtë taim.

“Nuk është mirë të humbim pikë si vendas. Përkundër këtij barazimi ne jemi ende në luftë për dy trofe. Drita ka një ekip shumë të mirë luajtë mirë por nuk arritë t’i finalizonim rastet për t’i marrë tri pikët. Na munguan dy lojtarët kryesor si Benjamin Emini dhe Alban Mavriqi dhe u pa mungesa e tyre”, u shpreh Batatina për SuperSport Kosova.