Batatina: I lumtur që kam mbështetjen e 99% të llapjanëve, 1% janë për ta bërë situatën më interesant

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se sot do të jetë pjesë e emisionit ‘Koha Shtesë’ në Super Sport Kosova, për të debatuar për Superligën dhe tema të tjera të futbollit kosovar.

Ndërsa në postimin e tij Batatina, ka shkruar se ka mbështetjen e 99% të llapjanëve.

Kurse, sipas trajnerit llapjan vetëm 1% janë kundër tij, duke thënë se janë për ta bërë më interesant.

Postimi i plotë:

“Sonte jam i ftuar në emisionin ‘Koha Shtesë’ në Super Sport Kosova 1 ku do debatojmë për Superligën e Kosovës dhe shumë tema rreth futbollit.

Unë mund të humbas por edhe të arrij fitore por K.F. “LLAPIN” dhe skuadrën e zemrës kurr nga zemra nuk mund ta largoj.

Jam i lumtur që falë mbështetjes së vëllezërve në diasporë, kryetarit, Beqirit, nënkryetarit Amrushit dhe drejtorit Bejtushit kam arritur të bëj organizimin e klubit në nivelin evropian. I lumtur që gëzoj mbështetjen e 99% të llapjanëve, ndërsa vetëm 1% mund t’i kem kundër, prandaj ata i kemi me bë situatën më interesant që edhe çaji të pihet më shumë”, ka shkruar Tahir Batatina.