Batatina i lumtur me tre pikët: Më kënaq karakteri i djemve dhe loja e mirë

photo by: @Shpend Ahmeti

Llapi ka vazhduar me ndeshje të mira teksa ka mposhtur Feornikelin në udhëtim me rezultat 0-3.

Ka qenë një dominim nga skuadra bardhekaltër duke marrë tre pikë shumë të vlefshme nga udhëtimi në Drenas.

Tahir Batatina është shprehur shumë i lumtur me fitoren dhe lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Pjesa e parë ishte e barabartë por kishim dominim të lehtë. Realizuam nga penalltia dhe ishim më të qetë në pjesën e dytë. E kërkuam golin sërish dhe erdhi herët në pjesën e dytë, e më pas gjithçka shkoi mirë”.

“Djemtë treguan karakter, kanë bërë maksimumin. Është vetëm ndeshja e pestë dhe do ta bëjmë maksimumin në çdo lojë”.

“Meritojmë të jemi lartë në tabelë. Pauza prej dy javësh na ka ndihmuar që të bëjmë më shumë seanca stërvitore e të punojmë më shumë. Sot kemi bërë edhe lojë të bukur dhe kemi marrë fitore. Feronikelit i dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, tha Batatina për “Art Motion”.

Rexhepi i dëshpëruar me disfatën nga Llapi

Ulpiana merr pikë të plota në udhëtim, Flamurtari pëson humbje të thellë nga Ramiz Sadiku – rezultatet e ditës në Ligën e Parë