Batatina i lumtur me rikthimin e Veliut te Llapi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i lumtur me rikthimin e Valmir Veliut në skuadren e tij.

Batatina përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ai është rikthyer në momentet vendimtare për skuadrën llapjane dhe së bashku do t’i arrijnë objektivat e mëdha të klubit, duke bërë të ditur se të dielën tifozët do të kenë mundësi ta shohin në fushën e gjelbërt.

Veliu, hapat e parë i mori te Llapi duke qëndruar për katër vite para se të shkonte në Superligën turke tek Gaziantep, atu Veliu kishte 18 paraqitje dhe shënoi një gol, për të vazhduar si huazim në Istanbulspor.

23 vjeçari ka shkëputur kontratën me Gaziantep, që i skadonte në vitin 2025, dhe është rikthyer tek Llapi ku të dielën do të jetë i gatshëm kundër Lirisë.

Postimi i plotë:

Shqipëria U21 publikon listën, rrëmben një tjetër futbollist nga Përfaqësuesja e Kosovës U21

Muja dhe Rrudhani të gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve