Batatina i lumtur me ftesën e Dakut në Euro 2024: I kam besuar si i ri, tani koha e tij që të bëjë krenar gjithë shqiptarët

Mirlind Daku është ftuar nga kombëtarja shqiptare për Kampionatin Evropian, EURO2024.

Për ftesën e Dakut në EURO2024 është shumë krenar edhe ish trajneri i tij, Tahir Batatina, i cili e mori si “fëmijë” tek Llapi, i besoi dhe tashmë lojtari ka arritur majat e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.

Batatina u shpreh shumë krenar që ish lojtari i tij do jetë prezent në Europianin e Gjermanisë.

“Shumë nuk kanë besuar që ai do jetë në Europian, por unë gjithmonë kam besuar tek ai. Sylvinho e ka përzgjedhur duke e ditur potencialin dhe formën që ai po kalon”, tha fillimisht Batatina për GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur që i kam besuar një sulmues si Mirlind Daku të cilin e mora në moshë të re tek Llapi, teksa tani ai do luajë në Europian, ndaj emrave të mëdhenj të futbollit evropian, për mua është privilegj e krenari e emocion, pasi ai ka marrë hapat e parë tek Kosova, u transferua jashtë dhe po bën karrierë të bujshme, e tani po përfaqëson kombin tonë në Europian, s’mund ta përshkruajë si ndjenjë”, tha Batatina ndër të tjerash.

Intervista e plotë:

Boston Celtics kampion në Konferencën e Lindjes, kalojnë në finalen e madhe të NBA

Gjithçka që ndodhi në edicionin 2023/24 në Superligën e basketbollit: Kampioni, skuadra e larguar dhe ajo e inkuadruar në elitë