Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”: Keni ëndërr të fitoni trofe, përfundoni punët në ara dhe ejani fotografoni me Kupën dhe Superkupën e Kosovës

Nesër (e shtune) zhvillohet ndeshja ndërmet Ballkanit dhe Llapit në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovë.

Tifozët e zjarrtë të suharekasve, “Xhebrailat” thumbuan trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën për deklaratën e tij pas ndeshjes së fundit ndërmes dy skuadrave, shkruan Gazeta Olle.

“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suhareken me serbin, te gjithe e dini se cila fjali eshte adekuate per kete person neser. TUXHAR WELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”.

I menjëhershëm ishte reagimi nga Batatina, i cili përmes një shkrimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj tifozëve të Ballkanit.

“Po e presim trofeun e tretë dhe iu ftojmë që pasi t’i përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni dhe të fotografoheni me Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në postimin e trajnerit të Llapit.

Shkrimi i plotë:

/Gazeta Olle/

Ndeshja në kryeqytet hap edicionin në Superligën e hendbollisteve

Situatë jo e mirë, rëndohet përsëri gjendja shëndetësore e Peles