Batatina: Hej o referi i katërt, hajde mo se kena me shku për iftar (VIDEO)

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Malishevës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje kishte akorduar pesë minuta shtesë në këtë ndeshje, por trajnerit të Llapit Tahir Batatina nuk po i pritej të përfundonte ndeshja.

Batatina është me agjerim dhe i ka kërkuar gjyqtarit të katërt me e përfundu ndeshjen për shkak se ka me shku në Llap për iftar.

“Hej o referi i katërt, hajde mo se kena me shku për iftar” ka qenë kërkesa e Batatinës për ta përfunduar lojën më shpejtë derisa ishte duke u zhvilluar mintua e 96.

Kombëtarja U19 zhvilloi grumbullim treditor para turneut “Roma Caput Mundi”

Komiteti Ekzekutiv cakton datën e finales së Kupës së Kosovës