Batatina epik me postimin e fundit, krahason Llapin me Arsenalin: Me qetësi maksimale, dy skuadrat kanë filluar ngritjen

Llapi ka marrë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.

Llapjanët kanë triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat të pastër 0-2.

Francisco Rivera dhe Valmir Veliu ishin autorët e golave për Llapin e Tahir Batatinës.

Me këtë fitore, Llapi është ngritur në vendin e pestë në tabelë me 15 pikë.

E trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka krahasuar skuadrën e tij me Arsenalin, ku edhe gjiganti anglez është ngjitur në vendin e pestë.

“Dy skuadra me qetësi maksimale ngritën lartë në tabelë nga pozitat e fundit në pozitën e 5-të”, ka shkruar Batatina. /Gazeta Olle/

Nuk bën punë as largimi i Koeman, Barcelona vetëm barazim ndaj Alavesit

Super sfida na presin sot në BKT Superligë, vështirë për Prishtinën dhe Ballkanin