Batatina epik me deklaratën e tij, krahason lojën e Llapit me atë të Barcelonës

Sot u zhvilluan edhe dy ndeshje të rëndësishme të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani bëri një hap fals duke e lëshuar pozitën e parë në tabelë pas humbjes minimale ndaj Llapit me rezultat 1-0, keshtu duke i dhënë mundësi kampionit aktual Dritës të ngjitet përsëri në maje të tabelës pas fitores 3-1 si vendas ndaj Besës së Pejës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur në emisionin “Ekipa A” duke treguar se si ka funksionuar ekipi i tij në këtë ndeshje, madje duke bërë një krahasim interesant.

“Ne e dimi që Ballkani ka një skuadër të jashtëzakonshme, vetë fakti që është në këtë pozitë tabelore tregon gjithçka. Kemi qenë shumë të vëmendshëm duke analizuar ndeshjet e Ballkanit. I kemi ditur pikat e forta dhe te dobëta te Ballkanit”.

“Me vetë faktin që është bërë ndërrimi i trajnerëve, sidomos trajnerët e që vijnë nga një kampionat tjetër e kanë shumë të vështirë ambientimin në Superligë. Dhe kjo ndikon negativisht tek skuadra e Ballkanit”.

“Jemi munduar të luajmë si Barcelona pa sulmues”.

“Jemi brenda objektivave, kemi skuadrën e duhur dhe e kemi kryesine afër e cila po na ndihmon shumë”, tha Batatina.

Kujtojmë që ditën e nesërme (e hënë) zhvillohet edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, Drenica e pret Gjilanin dhe Arbëria ballafaqohet me Feronikelin. /Gazeta Olle/