Batatina: “Edhe ne mund të shënojmë tre gola”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, që javë më parë kishte thënë se edhe përforcimet nga ajri të Prishtinës, nuk do të mund ta eliminojnë skuadrën e tij, është shprehur ende optimist për ndeshjen e kthimit.

Në takimin e parë në kryeqytet, skuadra e tij humbi 3:0 nga Prishtina, në gjysmëfinalen e parë të DigitAlb Kupës.

“Golin e parë e pësuam për faj të mbrojtjes, në të dytin gjyqtari akordoi penallti, kurse të tretin nuk është dashur ta pësojmë në mënyrë të tillë në minutat shtesë. Sa i përket rezultatit, edhe ne mund të shënojmë tre gola në Merdar”, deklaroi ai pas ndeshjes për SuperSport, raporton GazetaOlle.com.

Takimi i kthimit luhet pas dy javësh.