Batatina e pranon se gaboi me zëvendësimet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është parë i zhgënjyer pas humbjes së sotme ndaj Trepçës ’89 me përmbysje.

Ai ka thënë se dy zëvëndësimet e bëra ishin të paqëlluara dhe ato ndikuan në rënien e lojës.

“Mendoj që ndeshja u humb sepse është hera e parë që bëmë dy zëvendësime të paqëlluara. Driloni ishte me grip dhe as ne s’kemi qenë të vetëdijshëm nëse do të luante nga pjesa e parë”.

“Mendoj se me ndërrimet e Firminos dhe Alidemës aty ra totalisht loja jonë. Dolën dy lojtarët tonë më cilësorë. Dy lojtarë që i jepnin tempo lojës. Kur dolën këta dy lojtarë ne humbëm ekuilibrat”, tha batatina për ArtsSport.

Prishtina, Trepça ’89 dhe Gjilani marrin fitore të mëdha në kuadër të xhiros së 29-të

Curri falënderon skuadrën për fitoren, vlerëson edhe Ferizajn