Batatina: E kam shumë vështirë të bëj 11-shen, këta dy futbollistë janë më të mirët e Superligës

Llapi ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Batatinë ka mposhtur Malishevën me rezultat bindës, 3-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes është prononcuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili shprehet shumë i kënatur me fitore.

“Mendoj që djemtë bënë maksimumin. Mirë që nuk pranuam gol. Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm dhe nga ana jonë ka qenë e rëndësishme të marrim tri pikë, të jemi të kujdesshëm dhe tani të vazhdojmë për ndeshjet e radhës. Llapi ka një skuadër me djem cilësor, kualitativ.

Kam shumë lojtarë kualitativ. E kam shumë vështirë të bëj 11-shen, por mundohem të bëj ndryshime brenda ndeshjes, varësisht prej kundërshtarit.

Rezultatet e Llapit janë falë punës së djemve. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Batatina.

Trajneri Batatina ka vlerësuar po ashtu se Valmir Veliu dhe Kastriot Selmani, janë dy futbollistët më të mirë në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapi mbetet në pozitën e katërt ne 39 pikë, ndërsa Malisheva në vendin shtatë me 23 sosh. /Gazeta Olle/

Nuhiu: Futbollistët e mi bënë mjaftueshëm për të marrë barazim, apo edhe më tepër

Pesë ndeshje interesante u zhvilluan në Ligën e Parë, këto janë rezultatet