Batatina e “godet” rëndë Arsim Kabashin e Ballkanit, e akuzon për ndikim në vendimin e Komisionit të FFK-së

photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit të shkallës së dytë të FFK-së, i cili edhe sot e ka refuzuar kërkesën e tyre për ta regjistruar takimin me rezultat zyrtar, 3:0 në të mirë të tyre ndaj Malishevës njësoj sic ishte refuzuar edhe në shkallën e parë.

Në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, Batatina, trajner dhe aksionar i klubit të Llapit,  ka thënë se lideri i Superligës Ballkani ka ndikuar në FFK që kjo e fundit që të mos i jap fitore në tavolinë Llapit.

Për më tepër, Batatina u tregua i papërmbajtshëm duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Pyeteni Arsim Kabashin se ai e kish fillu punën në Komisionin e Garave, pyeteni atë se çka ka ndodh!”, deklaroi për Gazetën Express Batatina, i cili thotë se Malisheva vet e ka pranuar gabimin andaj s’ka reaguar sa Ballkani.

“Pse Llapit ju mohuan 3 pikë nga e drejta, presioni erdhi nga skuadra e Ballkanit tek Komisioni i Garave, jo nga Malisheva, sepse Malisheva e ka pranuar gabimin”, tha Batatina.

“Ballkani kot e mban frikën sepse do ta mposhtim në fushë. Ballkani i mori pikët nga tribuna në kampionatin e kaluar ndaj Ulpianës, e di një Kosovë se si ka ndodhur”, shtoi ai.

”Batatina ka insistuat se Llapi nuk do të ndalet së kërkuri tri pikët e ndeshjes me Malishevën.“Deri në instancat më të larta do të shkoj, nuk do të ndalem derisa të vjen drejtësia në vend. Ndryshe nuk munden me ndal Llapin drejt trofeut të madh”, tha Batatina për Expess.

“Do të shkojmë deri tek instancat më të larta, deri në CAS”, potencoi ai.

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Armeninë (VIDEO)

Nuk iu dhanë tre pikë në tavolinë, Batatina kërcënon FFK-në se do t’ia ndalë grumbullimin e futbollistëve