Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në Merdare, ku Drita arriti një fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 1-3, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes u prononcua kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili u shpreh i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë.
“Nuk ishte rezultati real bazë të paraqitjes. E përgëzoj djemtë për lojën, derisa këto pikë ishin të Genc Nuzës”.
“Që nga minuta e parë ishte në favor të kundërshtarit, te penalltia, te kartoni i kuq për të cilin dy herë ishte ndërhyrja ndaj lojtarit tonë. Ai tregoj se është ardhur për qëllime të caktuara, por kjo nuk i kontribon futbollit”.
“Duhet të luajmë vetëm futboll, Llapi është penalizuar që nga fillimi i kampionatit, nuk u lejuam në bari artificial. Kemi probleme me gjyqtarët, sot nuk ishte korrekt. Na ka mujt Drita së bashku me refer”.
“Nuk di të hi në detaje të shumta, por Nuza e di më mirë pse ka gabuar. Unë mendoj që VAR-i po aplikohet, por atëherë kur Nuza vendoste vetë kur ta shikonte golin”.
“Dritës ia uroj fitoren, por nuk do të thotë që ajo na mposhti me lojë. Ju ka hi tuta që Llapi po fiton, por ne nuk dorëzohemi. Nuk duhet të dëmtohemi në këtë formë”, ka thënë Tahir Batatina për Art Sport.
Me këtë humbje, Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 12 pikë të fituara.