Bastet për La Liga, ja favoriti

Rezultatet e fundjavës në futbollin spanjoll i kanë dhënë një ridimensionim garës në La Liga. Fitorja e Realit të Madridit me Eibar dhe barazimi i Barcelonës me Sevillan e kanë ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën mes tyre.

Deri në fund të kampionatit mbeten edhe 7 javë të tjera, ndaj gjithçka mund të ndodhë. Këto lloj ndryshimesh në dinamikën e këtij sezoni tani mund të quhen të zakonshme. Që nga El Clasico, blaugranat kanë zhvilluar disa ndeshje që kanë lënë shije jo shumë të mirë, ndërsa Los Blancos duket sikur po e rimarrin veten pas fillimit negativ të 2015-ës.

Kështu, edhe pse katalanasit vazhdojnë të konsiderohen favoritë për titullin, kompanitë e basteve kanë afruar në luftë Realin e Madridit, menjëherë pas suksesit të fundit. Në këto momente, triumfi i Barcelonës në kampionat kuotohet me 1.36 nga Bet365, 1.44 nga William Hill  dhe 1.37 nga 888sport. Nga ana tjetër, fitorja e madrilenëve kuotohet respektivisht me 3, 2.62 dhe sërish 3. Deri në fund, si Reali, ashtu edhe Barcelona kanë një kalendar pak a shumë të ngjashëm, ku për Los Blancos vlen të veçohet transferta me Sevillan, ndërsa për blaugranat ndeshja me Atleticon në Calderon