Basketbollisti i Sigal Prishtinës, shënuesi më i mirë në BIBL

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, e ka fituar epitetin e koshashënuesit më të mirë në Ligën Ballkanike për edicionin 2014/15.

Berisha me 28 pikë për ndeshje, është lojtari më efikas për pikë në edicionin e rregullt të BIBL-së.

Ndryshe, Dardani për momentin po vuan nga një lëndim në gju, duke ia pamundësuar atij paraqitjen kundër Pejës në finalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, përderisa mbetet në dyshim edhe në ndeshjen e cila zhvillohet të mërkurën  në Rumani, ndaj Craiovas, në kuadër të çerekfinales.