Basketbolli pret një mysafirë special

Në adresë të FBK-së ka ardhur konfirmimi se Drejtori Sportiv i FIBA-s dhe përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën, Lubomir Kotleba do të vizitojë Kosovën.

Miku i basketbollit kosovar, z. Kotleba do të jetë pjesë e delegacioni të FIBA-s që do të marrë pjesë në koktejin e përgatitur nga FBK-ja për nder të anëtarësimit në FIBA, që mbahet të mërkurën më 1 prill.

Lubomir Kotleba ka qenë pjesë e vizitës së parë të një delegacioni të FIBA-s në Kosovë, më 2008 dhe për voite me radhë ka qenë ura lidhëse në marrëdhëniet ndërmjet FBK-së dhe FIBA-s.

Në koktejin që organizohet më 1 prill pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të federatave kombëtare të basketbollit nga vendet e rajonit dhe drejtues të institucioneve shtetërore e sportive të Kosovës.