Bashkimi zyrtarizon basketbollistin Fahro Alihodziq

Skuadrat kosovare të basketbollit po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të kampionatit.

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit britanezo-boshnjak, Fahro Alihodziq.

32-vjeçari i është bashkuar ish-kampionëve të Kosovës, me lajmin që e ka bërë të ditur klubi prizrenas në rrjetet sociale.

Alihodziq i cili është i mirënjohur në basketbollin kosovar, vije në Prizren pas një sezoni të suksesshme në ligën greke ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje.

Alihodziq gjithashtu është përfaqësues i rregullt i kombëtares britaneze në basketboll.

Ai më herët ka luajtur në, Argjentinë, Belgjikë, Kosovë, Britani dhe së fundmi ne Greqi./Gazeta Olle/ 

Media turke i “zbulon” klubin e ri, Visar Bekaj mohon akordin

Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian