Bashkimi përforcohet me Isiah Umipig

Isiah Umipig është rikthyer në elitën e basketbollit të Kosovës, por këtë herë te skuadra e Bashkimit. Prizrenasit sot kanë prezantuar amerikanin Umipig, me të cilin ka firmosur kontratë për këtë edicion dhe pritet të debutojë kundër Proton Cable Prizrenit.

“Përgatituni, një forcë e re godet KB Bashkimin” thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.

Para tij, ekipit i janë bashkuar edhe Buzz Anthony, Erik Copes e Grant Lozoya. Pas tri ndeshjeve të luajtura në Superligë, Bashkimi ka regjistruar dy fitore dhe një humbje. /Gazeta Olle/

Llapi ndihet klub krenar me paraqitjen e Mirlind Dakut

Rapid: Mbrëmja perfekte e Albionit u kthye në trishtim, jemi afër teje