Bashkimi mposht Prishtinën në Prizren, siguron akoma më shumë zonën e Play Offs

KB Bashkimi ka arritur fitoren e rradhës në elitën e basketbollit kosovar, duke mposhtur me rezultatin 87-78 Prishtinën.

Për të arritur deri te kjo fitore mjaftë e rëndësishme për Arpagjikët, nuk ishte aspak e lehtë, por Lejson Zeqiri me 26-të pikë, ishte krucial në fitoren e vendasve, shkruan Gazeta OLLE.

Prishtina pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa skuadrën e vetme të cilën e ka mposhtur në këtë seri negative, është Istogu, skuadra e fundit në renditjen tabelare.

Kapiteni i Fushë Kosovës, Nasuf Berisha beson që do t’ia dalin të qëndrojnë në elitën e futbollit kosovar

Golden Eagle Ylli vazhdon formën fantastike, pesë fitore rradhazi