Bashkimi marshon sigurt

Kosova e Re Bashkimi ka shënuar fitoren e radhazi në ETC Superligën e Kosovës në basketboll duke mposhtur si mysafire Besën me rezultat 103:87.

Prizrenasit  nga fillimi i ndeshjes e deri në fund ishin dukshëm më të mirë se skuadra pejane duke dominuar pothuajse në çdo periudhë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte në të mirë të prizrenasve 59:38, pas një 20 minutëshi fantastik.

Deri në fund lojtarët e Bashkimit arritën që të rrisin edhe më shumë epërsinë e tyre falë lojës së mirë në mbrojtje dhe efikasiteti në sulëm duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 103:87