Bashkimi i përforcuar apo Ylli i komponuar?

Ndeshja më interesante e gjiros së XXII-të,në ETC Superligën e Kosovës në basketboll,është ndeshja e cila do të zhvillohet në Prizren,ku Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin në ‘Sezair Surroi’.

‘Arpagjikët’ ndeshjën ndaj Golden Eagle Yllit duan ta fitojnë me cdo kusht dhe t’i hakmerren skuadrës therandase për dy humbjet rresht qe ia shkaktoi.

“Ndoshta Ylli është me ni faze shumë t’mirë , mirëpo loja luhet në Prizren dhe për këtë s’besoj që duhet me shtu shumë fjalë, thjesht fitore.” deklaroi basketbollisti i Bashkimit,Altin Morina.

Ndërsa skuadra e drejtuar nga Agron Berisha,në këtë ndeshje pret të shënojë fitore dhe të tregojë edhe një herë se meritojnë Play-ofin.

“Bashkimi ka një ekip të mirë,në gjdo pozit i ka nga dy lojtar edhe me siguri janë të motivuar tani pasi i kanë marrë edhe dy perforcime por megjithatë ne do të shkojmë për fitore edhe ta mundim për herë të tretë rresht.” deklaroi qendra e Yllit,Urim Zenelaj për portalin dymedy.com